Rikthehet këtë vit “Video Festi Muzikor”

videofest-001-640x370

Është i vetmi event i cili i bënë të ndihen “Yje” artistët shqitar, duke parakaluar në tepiun e kuq.

Festivali i videoklipeve muzikore, “Video Festi Muzikor”, do të rikthehet këtë vit pas një viti pauzë, pasi ai nuk ishte mbajtur në vitin 2015 për arsye të ndryshme, shkruan Magazina.al

Rikthimin e festivalit e ka konfirmuar për Magazina.al edhe drejtori Erolld Belegu, i cili ka thënë se janë duke punuar në këtë drejtim që ky event të mbahet në muajin qershor.

Ndryshe ky festival i cili është i vetmi i këtij lloji në hapsirat shqiptare, për çdo vit ndante çmime për videoklipet më të mira në kategoritë e grupeve, regjisë, duetet, baladë, hip-hop, rock/alternative, pop folk, RnB dhe artisti më i mirë i ri.