Rikthehet frikshëm “Balena Blu”, 17-vjeçarja hidhet nga shkëmbi pasi çau keq dorën

Kur menduam se ndoshta Balena Blu kishte marrë fund, ajo është rikthyer edhe një herë frikshëm, teksa një vajzë e moshës 17-vjeçare ka tentuar të vrasë veten.

Adoleshentja indiane u kap në kohë teksa u hodh nga një shkëmb drejt e në liqen në Jodhpur, Rajasthan. Më parë vajza kishte vizatuar në dorën e saj një balenë, ndërsa tashmë ishte momenti që ajo të vriste veten, duke qenë se kishte arritur në nivelin e fundit të lojës.

Loja “Balena Blu” ka 50 kërkesa që lojtarët duhet t’i plotësojnë gjatë 30 ditëve, duke krijuar një situatë të tensionuar dhe të traumatizuar psikologjike për lojtarët, e në fund përfundon me vetëvrasje.

Deri më tani nga kjo lojë kanë vrarë veten plotë 100 persona në moshë të re në të gjithë botën, që nga momenti kur loja u krijua në Rusi në vitin 2015.