Rikthehet Bundesliga, fitojn Bayern Munchen dhe Dortmund – VIDEO

mandzukic

Pas pushimeve Bundesliga gjermane është rikthyer me ndeshjet e para për këtë vit, ku Bayerni i Mynihut fitoi 2-0 në fushën e vet përballë miqve modestë të Greuther Furth.

Golat për bavarezët e u shënuan që të dy nga kroati Mandzukic, fillimisht në minutën e 26 e më pas në të 61-ën. Në këtë takim nga minuta e 69 e deri në fund gjeti aktivizim edhe futbollisti me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri.

Në takimet e tjera, Wolfsburgu mposhti 2-0 Shtutgartin, Bayer Leverkusen fitoi 3-1 ndaj Entrahtit të Frankfurtit, ndërsa Hofenhajm-Mynshengladbah dhe Mainz-Freiburg u mbyllën në barazim pa gola.

Pas kësaj fitoreje, Bayerni ngjitet në kuotën e 45 pikëve duke ruajtur diferencën prej 9 pikësh nga vendi i dytë që mbahet nga Leverkuseni.


Bayern Munich 2-0 Greuther Furth


B2-0GF by ourmatch

Werder Bremen 0 – Borussia Dortmund 5

[www.online-soccer.ru] Werder Bremen 0-5… by all-goals