Rihanna vuan pasojat e babait

loading...

Rihanna vuan pasojat e raportit që ajo ka pasur me babain e saj, dhe kjo është arsyeja se pse ajo nuk mund ta largojë nga jeta e saj Chris Brown. Pop ylli thuhet të jetë në lidhje me reperin ndonëse ai vazhdon të takohet me ish të dashurën Karrueche Tran.

Babai i Rihanna-s, Ronald Fenty më parë pati folur në lidhje me betejën e tij të ashpër me alkoolin dhe drogat derisa vajza e tij, tashmë 24 vjeçare ishte duke u rritur.

Besohet se fëmijëria e paqëndrueshme e Rihanna-s është arsyeja se pse ajo është e gatshme ta pranojë përsëri në jetën e saj Chris Brown, pavarësisht sulmit të tij ndaj saj në vitin 2009.

“Rihanna është lodhur duke u munduar t’i lë të gjithë këto ngjarje pas vetes. Por këto gjëra nuk harrohen. Nuk mendoj se konsiderata e saj mund të jetë arsyeja që i lejon Chris-it të sillet me të në këtë mënyrë. Ajo nuk e kupton këtë gjë, nuk mund ta ndalë”, tha një mik i këngëtares.

“Chris-it dukshëm po i pëlqen të ketë dy femra në jetën e tij. Ai nuk do të ndaloj, e pse të ndalojë derisa ajo e lejon?” vazhdoi ai.

loading...