Rihanna: Si u argëtova në festë me gjermanët

0Ajo nuk tronditi skenat në stadiume si në hapje dhe në mbyllje të Botërorit në Brazil, por qëndroi si elektron i fshehur në tribunën VIP, duke sfiduar në heshtje si hitin e Xhenifer Lopezit ashtu edhe të Shakirës. Bëhet fjalë për divën e muzikës “pop”, Rihana, e cila pa nisur Botërori e bëri publike se ishte tifoze e Gjermanisë.

Këngëtarja seksi nga Barbadosi ka festuar me të madhe rekordin e Kloses dhe golin e finales të Gëces, duke postuar statuse në rrjetet sociale si “King Klose”, “Super fucking Mario”. Teksa gjermanët ia rritën së tepërmi adrenalinën, si dhe u argëtuan me kupën në hotel “Sheraton” në Rio, këngëtarja 26-vjeçare gjatë një interviste për “Bild” rrëfen për herë të parë emocionet dhe mbrëmjen e paharrueshme nën shoqërinë e futbollistëve gjermanë.

“Asnjë nuk feston kaq bukur dhe kaq gjatë sa gjermanët!”, – tha Rihana, e cila kontaktin e parë me gjermanët e ka nga viti 2010 në Berlin, saktësisht me Klosen. Në restorantin “Paul” në Berlin, Rihana po festonte me bandën e saj për darkë pas koncertit dhe Klose ishte ftuar nga pronari i lokalit. Klose fotografonte Rihanën me telefonin e tij dhe më pas erdhi dhe fotoja e të dyve. Nga ai moment lindi miqësia mes tyre. Ndërsa në 2010-ën ishte Podolski, i cili e takoi gjatë një koncerti në Këln.

“Jam rritur me futbollin. Ky sport më jep adrenalinë. E kam në gjak! Këtë Botëror jam relaksuar së tepërmi. Gjermanët janë shumë të ëmbël. Ata nuk mund të luajnë në mënyrë të shkëlqyer vetëm futboll, por kanë edhe prezencë. Më pëlqen se si respektojnë kulturën dhe kujdesen për traditat e tyre. Bota mund të mësojë shumë nga futbollistët gjermanë: Përulësi dhe respekt nga mënyra se si u sollëm me brazilianët pas fitores 7-1. M’u mbushën sytë me lot. Aty doja patjetër t’i njihja nga afër. Në finale isha e emocionuar dhe festova si vajzë e vogël. Nuk po qëndroja dot më në stol. Heroi im ishte Gëce. Mënyra se si e shënoi golin ishte fantastike”, – u shpreh Rihana, duke nxjerrë edhe disa detaje të tjera nga festa:

“Kupën e mbaja në dorë, e putha dhe bëra ‘selfie’ me të. Ishte një eksperiencë epike për jetën time. U argëtova së tepërmi edhe me lojtarët. Janë shumë të afruar dhe të këndshëm. Ishte një maratonë e gjatë atë natë që më dukej sikur s’do të kishte fund”, – përfundoi princesha e “pop”- it, Rihana, e cila gjatë festës për disa çaste mbajti të veshur edhe fanellën e Ozilit.

0a

0b