Rihanna e ‘kalli’ Rio de Janeiron

Jo gjithçka kishte lidhje me futbollin, në finalen e Botërorit ndërmjet Gjermanisë dhe Argjentinës, të cilën e fituan djelmoshat e Joachim Low.

Personalitete të ndryshme të sferave të ndryshme kishin zbarkuar në stadiumin “Maracana” të Rio de Janeiros, për ta përcjellë ndeshjen më të rëndësishme në botë të futbollit. Njëra prej tyre ishte edhe këngëtarja e famshme, Rihanna.

Këngëtarja me prejardhje nga Barbados u pa në tribuna mjaft tërheqëse, pasi nga i nxehti ishte zhveshur më shumë se që duhet, duke i çmendur ata që i kishte afër, por edhe fotografët që e ‘kapën’.

“RiRi” ishte tifoze e Gjermanisë dhe kishte arsye për të festuar.