Rihanna anulon tjetër koncert

loading...

Rihana

loading...
Rihanna ka anuluar një tjetër koncert të turit të saj botëror. Këngëtarja nga Barbados ka zhvilluar deri tani vetëm një nga tre koncertet e parashikuara për shkak të një laringiti. 

Pritej që 25-vjeçarja të këndonte të martën para publikut të Merilendit, por duket se ylli i muzikës pop nuk është shëruar ende.

Rihanna dha koncertin e parë ditën e premte, por anuloi koncertin e ditës së dielë në Boston. 25-vjeçarja u këshillua nga mjekët të mos performonte para publikut të shumtë në numër në TD Garden dhe në Twitter Rihhana kërkoi falje:

“Boston, kjo është shumë e vështirë për mua! Keni pritur shumë për këtë koncert dhe më vjen shumë keq që ju zhgënjeva. Nuk dua kurrë të zhgënjej njerëzit që më mbështesin gjithmonë. Më vjen shumë turp! Faleminderit për urimet!”

loading...