Rick Ross koncert të Tiranë, e solli 23 vjeçari që akuzohet se vrau babain me thikë


Reperi i njohur amerikan Rick Ross do të zhvillojë një koncert në një prej club-eve të kryeqytetit. Ai ka mbërritur dje në Tiranë dhe eventi i sotëm është lajmëruar prej muajsh. Ndonëse kontakti dhe personi që bëri të mundur ardhjen e reperit, Jurgen Kurti ndodhet në qeli, pasi akuzohet për vrasjen e babait, koncerti i Rick Ross do të zhvillohet normalisht.
Club-i që e organizon koncertin shkruan se biletat vazhdojnë të jenë në shitje, çka do të thotë se Rick Ross do performojë sot përpara fansave të tij.

Jurgen Kurti u përfshi në tragjedinë e djeshme, ku mbeti i vrarë babai i tij, Artur Kurti dhe u plagos daja Leonard Ristani. Jurgen Kurti dhe Leonard Ristani kanë marrë përsipër vrasjen, por policia ka deklaruar se gjurmët e gishtave te thika, i përkasin Ristanit.
RR