Rezultatet e fundit, ja si ndahen mandatet

Kur janë numëruar 4,667 nga 5,362 Qendra Votimi në rang vendi, Partia Socialiste kryeson deri në këto momente me 48,33 përqind të votave.
Partia Demokratike rënditet e dyta me 28,97 përqind, pasuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim me 14,34 % dhe PDIU me 4,78 për qind të votave.
Deri në këto momente, PS ka siguruar 73 mandate, PD 43, LSI 19, PDIU 4 dhe PSD 1.
Procesi i numërimit vijon.