Rezervuan hotel të bukur në Turqi, por ajo çka i priti pushuesit nga Kosova atje, i shokoi (Foto)

Disa pushues kosovarë janë kthyer shumë të zhgënjyer nga pushimi që e kanë bërë në Turqi. Pesë pushues nga Kosova kanë qenë për një javë në hotelin “Sunshine” në Alanya.

375 euro ka qenë pagesa per person në këtë hotel, plus taksa me çmim total 415 euro.

Por, pushuesit ankohen se krejt tjetër gjë dukej në foto dhe krejt ndryshe ishte realiteti i kushteve në këtë hotel.

E.B ka folur për Indeksonline për përvojën e cila sipas saj ishte nga më të hidhurat në jetë.
Ajo ka thënë se për ankesat që i kanë bërë që në ditën e parë, askush nuk jepte përgjigje, as drejtuesit e hotelit, as agjensia “Veneta Travel”, shkruan Indeksonline.

“Në foto dukej shumë bukur dhe hotel luksoz. Por, realiteti ka qenë krejt ndryshe. Kushtet kanë qenë katastrofale. Ishin të papastërta, myku kundërmonte ndërsa objektet në dhomë ishin tejet të vjetra.

Pjesa e hotelit në foto dukej shumë e bukur, por në fakt ishin ara. Na ishte thënë se plazhi ishte afër 100 metra, por na doli gënjeshtër pasi që ishte më larg.

Poashtu në ofertë kemi paguar që të shfrytëzonim saunat pa pagesë, por atje u desht të paguanim” ka thënë E.B për Indeksonline.

Të njëjtin mendim e ndajnë edhe katër persona të tjerë që kishin fatin e keq të kalojnë pushime zhgënjyese në këtë hotel.