Revolucion në aerotransport, fluturakja që bart 66 tonë [video]

loading...

f1_06-revol1357504816

loading...
Fluturakja “Aeroscraft ML 866”,  e cila do të mund të fluturojë dhe të aterrojë vertikalisht dhe të ngre mbi 66 tonë së shpejti do të fillojë me testime finale.

Ky aeroplan, i cili parashikohet se do të ndryshojë mënyrë e bartjes së ngarkesave është ende në fazën e prototipit dhe po ndërtohet në Kaliforni, në hangarin e kompanisë Worldwide Aeros Corp. Projekti i quajtur Dragon Dream financohet nga ushtria amerikane dhe NASA.

Sipas fjalëve të njërit prej udhëheqësve të këtij projekti, Igor Pasternak, kjo fluturake do të mundësojë bartjen e ngarkesave të mëdha në destinacione të largëta.

“Jemi dëshmitarë të fillimit të zgjidhjes për transportin global në 110 vjetët e ardhshëm”, deklaroi ai.

Pos për mallra, ky tip aeroplani do të mund të shfrytëzohet edhe për transportin e udhëtarëve, për ç’arsye enterieri në skicat projektuese duket si hotel luksoz.

Sipas medieve të huaja, ky model i ngjason shumë fluturakes nga seriali i famshëm i kukullave “Thunderbirds”, nga vitet e 60-a të shekullit të kaluar.

loading...