Restoranti ku ju shërbejnë robotët [video]

lajmeonline.net-post-thumbnail

Pronarët e një restoranti të ushqimit të shpejtë në Harbinë (Kinë), lëvdërohen se kanë një biznes të suksesshëm. Ushqimin e përgadisin dhe e shërbejnë robotët.  Restorantin e kanë hapur në qershor të vitit të kaluar dhe deri sot ata kanë blerë gjithsej 20 robotë. Një robot kushton përafërsisht 31.000$. Ata punojnë pesë orë dhe pushojnë dy orë  – aq u nevojitet sa të mbushin bateritë e tyre. Shërbimi i tyre ka edhe karakter, sepse ata mund të tregojnë 10 shprehje të ndryshme të fytyrës së tyre së bashku me përshëndetjet elementare për klientët.