Reno dhe Nissan, ndërtojnë fabrikë të re

loading...

timthumb

loading...
Dy prodhuesit e automobilave, kompania franceze “Reno” dhe ajo japoneze “Nissan”, do të investojnë në fabrikën e përbashkët në Indi, e dedikuar për prodhimin e makinave me çmime më të ulëta, e cila do të fillojë së funksionuari në gjysmën e dytë të vitit 2014.

“Reno” dhe “Nissan” do të investojnë rreth 250 milionë euro për fabrikën në fjalë, në jug të Indisë, ku tashmë e kanë edhe një fabrikë të përbashkët, njoftojnë mediet franceze. Fabrika e re do ta ketë kapacitetin e prodhimit të 200.000 makinave në vit dhe kryesisht do të prodhojë makina të lira, sikur që është Datsun, marka e vjetër e “Nissan-it”, të cilin prodhuesi planifikon ta lansojë sërish në vitin 2014 në tregun e Indisë, Indonezisë dhe Rusisë. Përveç këtij modeli, këtu do të prodhohen edhe dy modele të lira të “Reno-s”. Prodhimi nga fabrika e re do të jetë i dedikuar për tregun lokal, por një numër i makinave do të eksportohen edhe në Evropë, Lindjen e Afërt dhe në Afrikë.

Modelet e markës “Datsun” do të shiten për 4.000 euro, derisa modelet speciale të bëra për tregun lokal do të kushtojnë gjithsejtë 2.500 euro. Në vitin 2012, prodhuesi francez ka shitur në treg afër 35.000 makina, që është për 25 herë më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sa i përket “Nissan-it”, ai ka shitur përafërsisht sa “Reno”, përkatësisht 33.000, që është një rritje për 46 për qind sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

loading...