Renditja e UEFA-s, Spanja kryeson bindshëm

31751

Tashmë që janë mësuar skuadrat çerekfinaliste të Champions dhe Europa League, federatat respektive bëjnë llogaritë sepse ndryshimet e mundshme në klasifikimin e UEFA-s mund të reduktojnë ose shtojnë numrin e skuadrave që kualifikohen për kompeticionet evropiane. Me tre ekipe në çerekfinalet e Champions League, Spanja konsolidon pozitat në krye të klasifikimit duke thelluar diferencën ndaj Anglisë që nuk përfaqësohet me asnjë skuadër në këtë fazë.

Një rrezik konstant për Anglinë mbetet Gjermania e vendit të tretë që përfaqësohet me dy skuadra në çerekfinalet e Champions League. 4 mijë janë pikët që i ndajnë dy vendet në klasifikimin e përgjithshëm, Italia mbetet e shkëputur në vendin e katërt me 63 mijë pikë ose 13 mijë më pak se Gjermania që është vendi i fundit që siguron pjesëmarrjen e 4 skuadrave në Champions League. Vendet 5 dhe 6 mbahen nga Franca e Portugalia, të cilat luftojnë dhëmbë për dhëmbë pasi ndahen nga vetëm 1 mijë pikë, ndërsa dhjetëshja e parë mbyllet me Ukrainën, Rusinë, Holandën e Belgjikën.

Klasifikimi i UEFA-s bazohet në ecurinë e klubeve në evenimentet evropiane dhe kombëtareve përgjatë 5 viteve, ndërsa vendet e reja ndahen në fund të këtij afati 5 vjeçar. Ndërkohë, Shqipëria vazhdon të mbajë vendin e 43-të me 4166 pikë, duke lënë pas vende modeste si Malta, Lihtenshtejni, Lukesmburgu apo Irlanda e Veriut.