Renault Captur, një Crossover urban

renault

Historia ka treguar se Renault kurrë nuk është ndalur së kërkuari për ide të reja dhe të ndryshoj mendimet konvencionale për veturat. Dëshmia e re është modeli Captur, Crossover-i i parë urban i Renault-it, i cili dallohet qartë në trefik dhe i cili bashkon më të mirën nga tre botë të ndryshme: stil të theksuar dhe pozita e ngritur e uljes e tipit SUV, gjithanshmërinë dhe modalitet të interierit tipike për modelet MPV, agjilitet dhe kënaqësi në vozitje që janë tipike për veturat tipike të qytetit.

Përkrah modelit të ri Renault Clio IV, Captur paraqet hapin e ardhshëm në ofensivën e Renault-it për dizajn, të cilin e udhëheq dizajneri i njohur Lauren van den Acker. Renault Captur është Crossover kompakt dhe jo imponues, i cili është maksimalisht i thjeshtë për përdorim dhe i cili bartë gjenet tipike të Renault-it.

Vijat e balancuara me kujdes dhe të përputhura të Capture, krijojnë qëndrim të theksuar, derisa pamja paksa e rrumbullakët është shumë atraktive dhe e cila bie lehtë në sy. Të gjitha së bashku rezultojnë me pamje tejet dinamike. Kombinimi i masave kompakte, distancës së ngritur nga toka, rrotat e mëdha dhe mbrojtësve të karrocerisë, e bëjnë vozitjen e përditshme maksimalisht të këndshme.

Renault Captur do të ofrojë opsione të shumta të rregullimi sipas dëshirave individuale, ndërsa në ofertën standarde vjen me dy ngjyra të karrocerisë, respektivisht kontrast atraktiv të kulmit dhe pjesës tjetër të karrocerisë. Edhe përkundër dimensioneve kompakte (gjatësia 4,12 metra), Captur ofron ndjenjë të theksuar të gjithanshmërisë.

Kabina e tij ekskluzive me ngjyra të jashtëzakonshme, ofron një atmosferë shumë të këndshme, ndërsa aty janë edhe opsione të ndryshme të rregullimit. Captur ofron një komoditet që mund të gjendet vetëm në veturat e segmentit MPV si dhe kualitete siç janë pozita e ngritur e uljes, bagazhi me kapacitet të madh, interier modular dhe të ngjashme.

Captur ofron edhe pajisje në nivelin e automobilave shumë më të shtrenjtë, ndërsa disa nga elementet janë edhe hapja dhe mbyllja përmes sistemit hands-free, ndihmën gjatë lëvizjes në teposhtëza të mëdha si dhe senzorët e parkimit. Aty është edhe sistemi multi-medial me ekranin e ndjeshëm në prekje si dhe audio-sistemi Arkamys.

Renault Captur në vozitje është si një autobil kompakt qyteti. Captur është vendosur në platformën e Clia IV të re, e cila vendos rregulla të reja në segmentin B, kur bëhet fjalë për kënaqësi në vozitje. Si i tillë, Captur ofron dinamikë të jashtëzakonshme të vozitjes.

Motorë të teknologjisë së lartë

Oferta e motorëve benzinë dhe me naftë përfshinë arritjet më të fundit të teknologjisë së Renault-it, ndërsa vëmendja më e madhe është përqendruar në zvogëlimin e harxhimeve si dhe emetimit të gazrave. Renault Captur ka huazuar një numër motorësh nga rangu i Clio-s së re, por tre prej tyre do të jenë më të veçantit.

Dy janë benzinë, ai 1.2 litërsh i cili ofron forcë prej 89kW dhe moment rrotullimi prej 190Nm, pastaj ai 0.9 litërsh me tre cilindra turbo, i cili do të ketë rreth 85 kuaj fuqi. Modeli dizel më i veçantë do të jetë ai 1.5 litrash me forcë prej 67kW dhe moment rrotullimi pre 220Nm.

Sa i përket harxhimeve, ato do të jenë tejet të ulëta, ku mesatarja do të sillet në rreth 4 litra për 100 kilometra të kaluara. Ndërsa shpejtësia e tij është e kufizuar në 220 km/h, derisa përshpejtimin nga 0 në 100 km/h e arrin për 9.9 sekonda. Renault Captur do të prodhohet në fabrikën në Valladolid të Spanjës, ndërsa prezantimi zyrtar do të bëhet në panairin e veturave në Gjenevë në mars të këtij viti.