Rekord botëror, në vend të benzinës makina lëviz me kafe (video)

loading...

Kafe

loading...

Shumë njerëz në botë shprehen se nuk mund të funksionojnë nëse nuk pijnë në mëngjes një filxhan kafe.
Por e njëjta gjë ndodh edhe me këtë makinë që do të shikoni në videon e mëposhtme. Ajo funksionon vetëm me kafe.
Është një makinë e tipit Ford që në vend të benzinës përdor… kafe!
Britaniku 42-vjeçar Martin Bacon i ndryshoi sistemin makinës së tij. Kështu, në vend të karburantit, ajo vihet në lëvizje nëpërmjet kokrrave të kafesë, të cilat përpunohen nga një sistem i veçantë. Lënda djegëze prodhon monoksid karboni dhe hidrogjen, me ndihmën e motorit bën që makina të lëvizë.
Sigurisht që nuk është kaq e lehtë. Nuk mjafton thjesht të lëvizë çelësi që makina të ndizet, por duhet që të ngrohet edhe motori, si dhe të jenë kushtet e përshtatshme. Gjithsesi, Martin arriti ta lëvizë makinën duke përdorur kokrrat e kafesë në vend të benzinës. Kështu, ai shënoi rekord botëror në kategorinë e makinave që lëvizin me biokarbure.
Pra, ndodh eshte kështu, që kafeja të vëjë në lëvizje jo vetëm njerëzit, por edhe makinat! Për më shumë, shikoni videon.

loading...