Rekord botëror në Filipine, punonjësit e shtetit mbjellin 3.2 milion pemë në një orë

87a72099ffdf58f8548c1fad1f88bfe5_L-620x330

Në Filipine është thyer rekordi botëror, janë mbjellë 3.2 milionë pemë në një orë, pjesë e një programi kombëtar për pyllëzimin. Rekordin e vjetër e mbante India me 1.9 mln që mbolli më 15 gusht 2011. Ndërsa në Shqipëri krenohen me 3000 pemë në 6 muaj si dhe mbajnë rekordin për prerjen e tyre. Pemët janë mbjellë në gjashtë fusha të ndryshme në Mindanao, ndërsa kanë kontribuar rreth 160 mijë njerëz, duke përfshirë këtu punonjësit e shtetit, studentët dhe vullnetarë të tjerë. Për këto pemë të mbjella do të kujdesen banorët e zonës, të cilat do t’ju shërbejnë atyre për jetesën e përditshme.