Refuzoi propozimin për martesë pasi ai s’e donte qenin e saj (Foto)

f1_1473880940-2502609-530x300

>Thuhet se qeni është miku më i mirë i njeriut. Këtë e provoi edhe një vajzë, e cila refuzoi propozimin e martesës, sepse i dashuri nuk e donte qenin e saj.
Karishma Walia, që me origjinë është nga Bengaluru e Indisë dhe që aktualisht punon si analiste në New Delhi, u detyrua të refuzojë partnerin e ardhshëm, pasi ai ia bëri ta qarta ndjenjat rreth qenit të saj.

Në një bisedë në Whatsapp , të cilën vajza e shpërndau në Twitter, burri e pyet atë nëse kishte marrë një vendim për propozimin e tij.

Ajo i përgjigjet ‘Hej, unë mendoj se në folëm rreth kësaj. Qeni është i rëndësishëm për jetën time. Kështu që….”.

Ai i kthen përgjigje: “Hmmm…, mund të mendojmë për gjetjen e një zgjidhjeje për këtë problem? Nuk e dua një qen mes nesh e dashura ime; dhe nuk dua që të ndaj të njëjtin shtrat me atë… Kjo është e sigurt … Dhe mami ime në përgjithësi nuk i pëlqen qentë”.

Kaq ka mjaftuar që vajza të refuzojë propozimin për martesë, duke thënë se qenin e saj nuk mund ta braktisë për askënd, transmeton Shqip.f1_1473880670-6849265

f2_1473880683-8538217