Refuzoi pasaportën greke, aktorja shqiptare pendohet pasi shkon në Londër

Shumë prej shqiptarëve kanë emigruar jashtë kufinjve të vendit ku kanë siguruar dhe një nënshtetësi të dytë të vendit ku jetojnë.

Po kështu, edhe emra të njohur si aktor apo këngëtar me origjinë shqiptare kanë përfituar një nënshtetësi të dytë për të patur më tepër lehtësira. Aktorja Ornela Kapetani, e cila u vlerësua me çmimin si aktorja më e mirë protagoniste në Festivalin e Filmit në Sarajevë për filmin ‘Daybreak’ ose ndryshe ‘Dita zë fill’, në një rrëfim për veten tregon më shumë detaje nga jeta e saj artistike si dhe jeta jashtë kufinjve të Shqipërisë.

E ftuar në emisionin ‘Chic’ përballë moderatores Fjodora Fjora, Ornela Kapetani, vajza nga Saranda ndau me publikun një episod aspak të këndshëm, ku ishte ndjerë e paragjykuar se ishte shqiptare, pavarësisht se jetonte prej shumë vitesh në Greqi.

Gjithçka lidhet me një çmim ‘aktorja më e mirë’, pasi sipas ligjit grek nuk e lejonte që t’i jepej një shtetase që nuk ishte greke. Kapetani tha se në fillim refuzonte që të merrte pasaportën greke, por kur iku në Londër, e ndjeu nevojën e saj.

Ishte një nga momentet ku unë filloja dhe gjeja vetveten në shoqërinë greke. Ndjeva jo racizëm, por mohim. Kisha dhe një shpërthim të brendshëm dhe refuzove të flisja në konferencën për shtyp dhe thash vetëm: “Më vjen turp”. E ndjeja që të gjithë kishin nevojë që të komunikonin dhe të gjenin se çfarë është ky personazh që nuk flet. Kisha një protestë të brendshme. Nuk doja që të jepja asgjë nga vetja tek ky forum që më mënjanon. Por pas këtij debati ndryshoi ligji. Karafil Shena ishte pas meje, me rolin tek ‘Amnistia’. Dhe mediat nisën të luftonin që ky ligj hiqej. Përderisa ne jetojmë në Greqi dhe jemi pjesë e shoqërisë, nuk mund të mënjanohemi. E kisha marrë me inat, nuk dua. Në atë periudhë isha me atë idenë; unë jam shqiptare. Pasi shkova në Londër, e kuptova se më duhej pasaporta greke. Londra më ndihmoi që të krijoja këtë urë lidhëse, që unë të pranoj edhe jetën time në Greqi”, pohoi aktorja.