Recetat nga halat e pishave, që shërojnë shumë sëmundje


Shurupi nga halat e pishave me mjaltë është pije e pasur me karotenoide dhe me vitamina C, që ndihmon te shumë sëmundje, sidomos sugjerohet pas rënies së sistemit imun apo shërimit nga sëmundjet e gjata, për t’ju kthyer forcën. Halat e pishave janë të pasura me materie me shije të hidhur, por shumë shëruese. Përdoren për shërimin e inflamacioneve në fyt, kollës, bronkitisit,

Si ta përgatisni shurupin prej halave të pishës me sheqer dhe mjaltë?

Në një enë së pari shtroni një sasi sheqer, sipër vendosni sasinë me halat e pishave, përsëri një rresht sheqer, një rresht me hala dhe kështu derisa ta mbushni majën e enës apo kavanozit. Shtresa e fundit duhet të jetë me sheqer. Kavanozin e mbyllni dhe e vendosni në një vend me diell, në mënyrë që sheqeri të shkrihet ngadalë. Për të qenë i gatshëm për përdorim, ju nevojiten rreth 40 ditë. Një ilaç si ky për forcimin e imunitetit përgatitet në periudhën pranverore.

Receta për shurupin nga halat e pishave

Dy kilogramë hala të freskëta të pishave i zieni në 9 litra ujë, e mbuloni dhe i lini të qëndrojnë për 48 orët e ardhshme. Më pas i shtypni mirë. Lëngu i fituar, me një kilogram sheqer shtesë dhe gjysmë kilogram mjaltë, zihen pak dhe derisa të jetë e ngrohtë e vendosni në kavanoz prej qelqit, duke i mbyllur fort. Do të ishte mirë që këtë shurup ta merrni nga 2-3 lugë në ditë, jo më shumë. Mund ta konsumoni si ilaç të vetëm, por edhe ta shtoni në çaj të ftohtë, jo të nxehtë. Nëse nuk ju pëlqen ta përgatisni me sheqer, mund ta përdorni mjaltin, por të përdorni sasi më të madhe të tij. Nëse përcaktoheni për mjaltë në vend të sheqerit, mbani mend që ilaçin ta mbani në frigorifer. Po ashtu, recetave mund t’ia shtoni edhe disa rriska limoni,
pish