Receta që i zhduk rrudhat brenda një jave

loading...

loading...

Sapo femrat shohin ndonjë rrudhë në fytyrë, gjëja e parë që bëjnë është përdorimi i kremrave të shtrenjtë, të cilat janë të tejngopura me kimikate të rrezikshme, që në të vërtetë më shumë bëjnë dëm sesa dobi.

Por në fakt, ekziston një recetë që dritare.net e sjell për çdokënd. Është një mrekulli e vërtetë, e cila do të heqë rrudhat dhe ta bëjë lëkurën tuaj të butë, me shkëlqim dhe pothuajse menjëherë të shëndetshme!

Kjo recetë sekrete përmban vetëm 4 përbërës dhe efekti shihet brenda një jave!

Ky krem që përgatitet në kushte shtëpie nuk shkakton efekte anësore dhe nuk kushton. Ai ngadalëson procesin e plakjes dhe hidratraton lëkurën tuaj. Përveç kësaj, është natyral dhe i sigurt.

Përbërësit:

1 lugë gjelle vaj bajame ose vaj ulliri

2 lugë vaj kokosi

1 lugë çaji mjaltë

E verdha e 1 veze

Përgatitja:

Shkrini vajin e kokosit dhe pastaj shtoni përbërësit e tjerë mbi të. Përziejini mirë të gjithë dhe lëreni mënjanë për 5 minuta.

Përdorimi:

Lani fytyrën mirë dhe thajeni me peshqir. Më pas, aplikoni kremin në fytyrë duke e masazhuar lehtësisht. Lëreni për gjysmë ore në fytyrë dhe pastaj hiqeni me pambuk ose peshqir të lagur.

TEMAT:

loading...