Receta që forcon imunitetin tek të rriturit dhe fëmijë

loading...

receta-620x330

loading...

Nëse nuk e keni imunitetin e fortë ka gjasa të prekeni nga shumë sëmundje. Në këtë shkrim do t’ju paraqesim një recetë natyrale që ka qenë përdorur kohë më parë për të rritur imunitetin dhe për të parandaluar shfaqjen e sëmundjeve. Përbërësit: 100 gramë bajame, 100 gramë rrush i thatë, 100 gramë kajsia të thata, 150 gramë arra, 300 gramë mjaltë, 2 limonë me lëkurë. Bluani bajamet, arrat dhe lëkurën e limonit me shpejtësi maksimale. Më pas shtoni kajsitë e thata, rrushin e thatë, mjaltin 2 limonët dhe përzieji derisa të formohet një masë e trashë. Hidheni masën në një kavanoz qelqi dhe lëreni të qëndrojë për 2 ditë në një vend të thatë e të ftohtë. Konsumoni nga një lugë gjelle të përzierjes, në mëngjes esëll. Trajtimi duhet të zgjasë 1 muaj. Fëmijët mbi 3 vjeç mund të konsumojnë nga një lugë çaji të përzierjes çdo ditë.

loading...