Receta që është përdorur prej vitesh për zbardhjen e dhëmbëve

Dhëmbët jo të pastër dhe që marrin ngjyrë janë një shqetësim i zakonshëm për të gjithë njerëzit. Ekzistojnë shumë faktorë që ndikojnë në këtë gjendje dhe në ngjyrosjen e tyre. Edhe pse ka shumë trajtime që mund të bëhen, ato janë të shtrenjta dhe kërkojnë shumë kohë.

Prandaj ne do t’ju tregojmë një recetë natyrale që do t’i bëjë të bardhë dhëmbët tuaj dhe do t’ju rikthejë buzëqeshjen e munguar. Të gjithë përbërësit që ju duhen i gjeni në kuzhinën tuaj. Kjo recetë është përdorur prej vitesh dhe është trashëguar deri në ditët e sotme.

Përbërësit:

1 lugë gjelle vaj kokosi

2 kapsula shafran i Indisë

vaj mendre

Përgatitja:

Në një tas përzieni bashkë vajin e kokosit me shafranin e Indisë. Pastaj shtoni vajin e mendrës, duke e përzierë derisa të formohet pasta.

Përdoreni atë sikurse përdorni zakonisht pastën tuaj të dhëmbëve. Lajini rregullisht dhëmbët tuaj me pastën natyrale që dhe dhëmbët tuaj do të jenë sërish të bardhë në një kohë shumë të shkurtër.