Receta e shpejtë për humbje të peshës: Ja çfarë duhet të bëni!

Të hani ushqime të shëndetshme dhe të freskëta, si edhe t’i përfshini ato në receta të tjera është çelësi kyç për një jetesë të shëndetshme. Niseni që me këtë smoothie që po ju sugjerojmë.

Jo vetëm që do t’ju ndihmojë që të hidratoheni, por njëkohësisht do ndikojnë në peshën tuaj, duke e reduktuar atë ndjeshëm. Madje gjatë gjithë kohës ju do të ndiheni të ngopur. Përpiquni që ta përgatisni këtë pije 2 deri në 4 herë në javë, duke e konsumuar në mëngjes ose në drekë.

Kombinojeni edhe me ushqim të mirë gjatë ditës dhe me ushtrime. Përfitimet hidratuese dhe ato për humbjen e peshës të kësaj smoothie janë të vërtetuara shkencërisht.

Përbërësit:

Gjysmë filxhani me lëng limoni

1 filxhan me spinaq të prerë dhe të freskët

Gjysmë filxhani me majdanoz

1/3 e filxhanit me nenexhik

1 mollë qeshile e qëruar

3 degë selino

1 kastravec

1 avokado

Gjysmë filxhani me ujë të filtruar

Përgatitja:

Hidhini të gjithë ingredientët në një blender. Siguroni që ato të jenë të freskët dhe uji i filtruar.