Reali tregon klasin, eliminon Manchester United mes “Old Trafford” – VIDEO

modric

Reali i Madridit e mundi Manchester Unitedin mes Manchesterit me rezultat 2:1, dhe i fiku ëndrrat e sivjetshme të ekipit anglez për Ligën e Kampionëve. Megjithë avantazhin e United, Reali arriti të kthehet në lojë dhe të triumfoi në këtë ndeshje të rëndësishme. Në ndeshjet e rëndësishme të ekipeve të mëdha, siç ishte ndeshja e Manchester United–Real Madrid, taktizimi i trajnerëve, poashtu është pjesë e rëndësishme e lojës, që shumë raste shpaguhet, por, poashtu në jo pak raste di të jetë dëshprues. Në ndeshjen e sotme për strategun e United taktizimi u tregua kundërproduktiv dhe dëshprues.

Ai la në bankën rezervë Wayne Rooneyn dhe Kagawan, autorin e het-trickut që e shënoi në ndeshjen e fundit të Manchester United në Premier League, ndërsa në fazën e sulmit kishte angazhuar Robin van Persien, Danny Welbeckun dhe Nanin, që dihet, më shumë është rezervist se sa në ekipin e parë të Manchesterit.

Në përbërjen startuese ishte edhe veterani Ryan Giggs, i cili ka regjistruar paraqitjen e njëmijtë në karrierë. Te Reali, Karim Benzema është lënë në bankën rezervë nga Jose Mourinho, i cili ka preferuar të luajë më Gonzalo Higuanin në sulm. Sidoqoftë loja nisi me kujdes të madh nga të dy ekipet. Edhe Manchesteri, edhe Reali bënin përpjekje që ta largojnë sa më shumë topin nga gjysmëfusha e tyre, përkatësisht ta zhvillojnë lojën larg portave për të mos marrë gol. Dhe megjithë disa shanse, që i patën të dy ekipet, pjesa e parë u përmbyll me rezultat të bardhë.

Por në pjesën e dytë, që në fillim, më saktësisht Manchesteri kaloi në avantazh me një autogol, të Sergio Ramos, që në Real sa është hero, sa lojtari më tragjik dhe dëshprues. Por, nuk vonoi dhe Reali barazoi. Në minutën 66 nëpërmjet kroatit Luka Modriq, madrilenët barazuan 1:1, ndërsa vetëm tre minuta më vonë, nëpërmjet Cristiano Ronaldos, që po dëshmon formë perfekte, kaluan në avantazh, duke përmbysur gjithçka në Manchester. Me fitore të çmueshme, përkatësisht me rezultatin 2:1, Reali përmbylli këtë ndeshje.

Borussia Dortmund e pati shumë më të lehtë ‘betejën e sotme” për të shkuar tutje në garën e elitës së futbollit evropian. Borussia e mundi me rezultat 3:0 Shakhtar Doneck. Golat për kampionin gjerman i shënuan Augusto në minutën 31, M. Götze në minutën 37 dhe për 3:0 J. Blaszczykowski në minutën 59.


Manchester United 1 – Real Madrid 2