Reali shikon gjysmëfinalen, PSG e bën festë ndaj Chelsea – VIDEO

0

Cerekfinale ëndërrash në kompeticionin e ëndërrave Champions League, ndryshe nga mbrëmja e së martës , e mërkura kristalizoi më tepër për sa i përket shanseve për të kaluar në gjysmëfinale me fitoret e skuadrave të shtëpisë. Me një këmbë në fazën tjetër Reali pas fitores 3-0 ndaj Borusias së Dortmundit, padyshim e hapur mbetet sfida mes PSG dhe Chelseat të Mourinhos me fitoren 3-1 të francezëve në Park De Prince.

Në Santiago Bernabeu banda e Ancelotit ja bëri të qartë që në fillim Dortmundit se nuk do të ishte një déjà vy e gjysmëfinaleve të sezonit të kaluar, Gareth Bale kaloi vetëm pas tre minutash spanjollët në avantazh pas asistit të Daniel Karvajal duke e shtruar pistën në dishezë për Los Blancos me dyfishimin qe vjen me Iskon. 21 vjecari valëzon në hyrje të zonës mes kundërshtarëve për të gjetur hapësirën e goditjes fatale për Dortmundin. Grerëzat verdhezi të Klopp kanë dëshirën por jo forcën për të thumbuar me Pierre Emeric Aubumejang dhe Marko Reus që dështojnë para portës së Casillas. Dortmundi tenton përmbysjen e madhe dhe në pjesën e dytë, por është shumë shpërdorues për një mision të tillë, edhe në rastet kur ka mundësinë për të goditur Realin me kundërsulmin, si në 55’ me Mkihitarian që shpërdoron, por në krahun tjetër nuk fal Cristiano Ronaldo që në minutën e 57 i jep gjermanëve goditjen e knock autit.

Në ndeshjen e tij të 100 në Champions League, portugezi barazon rekordin personal në kompeticionin madhor me golin e 14 sezonal, e bën gjithshka sipas stilit të tij, pasi merr asistin e Luka Modric për të djegur edhe portierin Weidenfeller me driblimin magjik për të shënuar në portën bosh. Finale e ndezur në fund me minuta intensive por në tabelën e rezultatit asgjë nuk ndryshon dhe Reali i Madridit shkon i fortë falë avantazhit të 3 golave në Dortmund javën e ardhshme.

Mbrëmje magjike edhe në Parc de Princes ku kryqëzoheshin rrugët e Zlatan Ibrahimovic me Jose Mourinhon, Paris Sent Germain kundër Chelseat me Ezequeil Lavezzin që i dha startin fantastik parisienëve me një gol të shkëlqyer që në minutën e 4-ët duke cuar në delir publikun francez. Skuadra e Jose Mourinhos nuk vonoi të risillte ekuilibrin . Në minutën e 25 ai që konsiderohet qendërmbrojtësi më i mirë në botë Thiago Silva ishte cuditërisht në vondesë në ndërhyrjen ndaj Oskar duke shkaktuar një 11 metërsh të pastër. Nga pika e bardhë Hazard kundër Sirigu, me belgun që coi në njërën anë topin dhe portierin në tjetrën për të nisur gjithshka nga e para. Ishte pikërisht ajo që i duhej Chelseat që ishte sërish pranë golit me Hazard në të 40 me belgun që këtë herë nuk u shpërblye për teknikën e tij ekselente me të cilën mposhti sërish Sirigu por jo shtyllën.

Në pjesën e dytë parisienët i futën një marsh më tepër dhe në të 52 Lavezzi ishte shumë pranë golit të avantazhit por goli erdhi në minutën 61 falë David Luiz. Ishte sërish argjenrtinasi ai që dha një kros fantastik dhe me turmën e lojtarëve që shkuan për topin i cili gjeti rrugën për te braziliani që si mbetej ta shihte tek shkonte në rrjetë. Nota e stonuar së mbrëmjes së francezëve ishte dëmtimi i Zlatan Ibrahimoviç që la fushën në minutën e 68 pasi pësoi me sa duket një tërheqje muskulare. Rastet dhe dominimi i PSG u shpërblye në shtesë të plotë thjesht fantastik argjentinasi Pastore që nga krahu dogji gjysmën e Chelsea-t me driblingun e tij dehës. Eshtë goli i 3-1 që mund të jetë vendimtar për kalimin e Paris Saint Germain në gjysmëfinale, Mourinhos nga kjo mbrëmje i mbetet vetëm inati, ndërsa francezëve festa.


Mourinho i nervozuar: Goli i tretë, qesharak

Jose Mourinho e ka me të gjithë. The Special One shpërtheu i nervozuar në kritika ndaj çdo pjese të formacionit pas humbjes kundër Paris Saint Germain në takimin e parë çerekfinal të Champions League. Trajneri portugez i Chelseat e quajti qesharake mbrojtjen, ndërsa kritikoi ashpër edhe repartin ofensiv për impotencën përballë parizienëve në “Parc de Princes”.

“Një autogol pastaj erdhi i treti, që nuk mund të konsiderohet gol por një tallje. Po, mund të them që ishte vërtet qesharak. Nuk jam aspak i lumtur me sulmin dhe tani jam i detyruar të provoj alternativa të reja. Nga ana strategjike, skuadra tregoi disiplinë me Ibrën, Cavanin, Verratin dhe Thiago Mottan që ishin totalisht nën kontroll. E dinim që do të përballeshim me një skuadër të fortë që shënon gola fantastikë, por këta që pësuam nuk mund të quhen aspak të tillë. Futbolli do të thotë të pësosh, por edhe të shënosh, fundja këtë bëjnë sulmuesit e vërtetë. Nuk di çfarë të them më”.

Në ndeshjen e kthimit, parizienët do të udhëtojnë drejt Anglisë me një avantazh tepër komod e me shanse reale për avancimin në gjysmëfinale. Laurent Blanc ka çdo arsye që të ndihet mirë dhe nuk i kurseu aspak elozhet për djemtë e tij. Performancën e skuadrës e quajti fantastike, ndërsa pranoi se kualifikimi nuk mund të konsiderohet i sigurt, pasi në Londër ai parashikoi një Chelsea me fytyrë tjetër e të frikshëm, që do të tentojë me vendosmëri përmbysjen.

Real Madrid 3-0 Dortmund

Paris SG 3-1 Chelsea