Reali mbetet pa Ronaldon

croni

Carlo Ancelotti, trajner i Real Madrdit, ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo nuk do të luaj në ndeshjen ndaj Real Sociedad.
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e Cristiano Ronaldos për ndeshjen e radhës ndaj Real Sociedadit.

Ylli portugez, i cili në ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit ishte zëvendësuar në minutën e 80-të, nuk ka stërvitur fare me skuadrën madrilen para ndeshjes të së shtunës.

“Me Cristianon vendosëm bashkërisht që të pushojë sepse është i lodhur dhe kështu duhet të shmangim çdo rrezik të mundshëm”, deklaroi Ancelotti në konferencë për shtyp.

Do të qëndrojë në shtëpi për të vazhduar stërvitjen, kemi ndeshje të rëndësishme përpara dhe duhet të jetë gati dhe më i freskët për të martën”, shtoi ai.