Reali ka qenë dëshira e jonë!

loading...

loading...
Bayern Munchen si duket e ka pritur qetë lajmin se Real Madridi është kundërshtari i radhës në Ligën e Kampionëve. Pasi mësuan shortin e gjysëmfinales, reagimet e para të bavarezëve ishin shpresëdhënëse.
“Reali ka qenë dëshira e jonë. Athletico dhe Chelsea do të ishin më të vështira për Bayernin” ka thënë Lothar Mathaus.
“Real Madrid! Një ndeshje e madhe. Unë e kam kërkuar këtë duel emocionues për të luajtur me lojtarë të klasit botëror” ka shkruar Muller pas shortit.
“Në letër kami shanse 50 me 50, por tradicionalisht kemi bilanc pozitiv me Realin. Kemi fat që Guardiola është trajner spanjoll dhe di si të luaj ndaj ekipeve spanjolle” ka thënë Karl-Heinz Rummenigge.

loading...