Reali i rrezikshëm, po vjen Rodriguez

James Rodriguez ndodhet momentalisht në Madrid dhe po u bën presion drejtuesve të Monacos që të pranojë ofertën e Realit të Madridit.

Mesfushori kolumbian është i interesuar të kalojë në Santiago Bernabeu, mirëpo klubi francez kërkon shumë para për të dhe Los Blancos janë duke negociuar uljen e çmimit.

Sipas AS, lojtari e ka njoftuar klubin se nuk do të luajë në asnjë ndeshje parasezonale dhe se e dëshiron largimin.

Ai nuk dëshiron që të rrezikojë ndonjë lëndim gjatë ndeshjeve miqësore, gjë që do t’ia rrezikonte transferimin te kampioni i Evropës për klube.

Qëndrimi i tij pritet ta detyrojë Monacon që ta pranojë ofertën e Realit.