Reali i Ancelottit e nis me këmbë të mbarë, fiton 6-0 në miqësore – VIDEO

loading...

real

loading...
Real Madridi i Carlo Ancelottit ka nisur me këmbë të mbarë përgatitjet për sezonin e ri. Në miqësoren e parë pas një jave stërvitjeje, madrilenët kanë mposhtur 6-0 ekipin anglez të Bournemouth.

Dy gola të Cristiano Ronaldos dhe një i Khedira, Higuain, Di Maria dhe Casemiro shkatërruan skuadrën angleze të kategorisë së dytë. Tre blerjet e reja të Realit debutuan në këtë takim. Carvajal dhe Isco e nisën ndeshjen si titullar, ndërsa Illarramendi hyri në fushë në pjesën e dytë.

Ndërkohë, Carlo Ançelotti i ka bërë një analizë situatës te Real Madridi, si dhe ka komentuar mbi të ardhmen e disa prej futbollistëve më të rëndësishëm. Trajneri italian mendon se rinovimi i Cristiano Ronaldos nuk do të jetë problem, ndërkohë që Kaka do qëndrojë.


Si iu duk java e parë si trajner i Realit të Madridit?

Ishte një javë mjaft e mirë, pasi kemi punuar si duhet. Me harmoni dhe profesionalizëm. Nuk jam i befasuar, pasi e dija se në çfarë klubi kam ardhur.


Mendoni se Ronaldo do e rinovojë kontratën?

E gjithë bota e di që ai është një fenomen, një lojtar i madh. Për klubin është e rëndësishme që të ketë një futbollist të tillë. Është një shembull për të gjithë të rinj. Nuk është detyra ime të flas për rinovimin e tij, por besoj se kjo nuk do të jetë problem.


A do qëndrojë Kaka?

Është një lojtar i Realit të Madridit. Po punon shumë mirë. Ka fituar mjaft besim dhe motivim për këtë sezon. Ka karakter dhe dëshirë të madhe për të realizuar një sezon akoma më të mirë se ai i kaluari.


Dëshironi që Bale të transferohet te ju gjatë merkatos së verës?

Jam mjaft i kënaqur me organikën që kam në dispozicion. Nuk mund të flas për futbollistë që nuk janë pjesë e skuadrës sime, ndaj nuk dua të flas edhe për Bale. Të gjithë e dinë që ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, por për respekt është më mirë që të mos flas.


Do largohet Gonzalo Higuain?

Kam folur me të dhe janë gjëra private. Gonzalo është një futbollist i Madridit dhe jam i kënaqur për këtë. Asgjë më tepër.


Si do të jetë sistemi juaj i lojës?

Sistemi më i mirë është që të kesh 11 futbollistë që sulmojnë kur kanë topin në zotërim dhe 11 që mbrohen kur e ka topin kundërshtari. Ky është sistemi im. Duhet të luajmë si them unë, një futboll sulmues, sepse kemi shumë futbollistë cilësorë në këtë repart.


Jeni i kënaqur nga Zinedin Zidane?

Sigurisht që po. Ai ka një dëshirë të madhe për të mësuar, por njëkohësisht ka një rol të rëndësishëm në raportin me lojtarët. Do e ndihmojë shumë skuadrën.


E dëshironi Ibrahimoviçin në Madrid?

Është një lojtar fantastik që do shkëlqente në çdo klub të botës. Sot nuk është pjesë e Realit dhe ndaj unë nuk mund të flas për të.


Keni folur me Casilliasin?

Po, kam folur dhe është shumë i motivuar. Ai së bashku me Ramosin erdhën për të përshëndetur ekipin dhe treguan se janë profesionistë të vërtetë.


Çfarë prisni nga Isco dhe Ijarramendi?

Jam i kënaqur që ata po përshtaten mirë. E dinë që nuk kanë kohë për të folur dhe mendojnë vetëm për t’u stërvitur. Më pëlqen kjo gjë. Të rinjtë janë të vetëdijshëm për mundësinë që u jepet kur i blen Reali i Madridit dhe nuk duan që ta shpërdorojnë atë.


Si do të jetë e ardhmja e Coentraos?

Kam folur me të dhe nuk do ketë ndryshime mbi të ardhmen. Është një mbrojtës i majtë mjaft cilësor dhe i rëndësishëm për ekipin.


Është e vërtetë që doni të blini patjetër një sulmues?

Kam në dispozicion Benzema, Higuainin dhe Moratën. Edhe Hese gjithashtu. Më mjaftojnë, pasi janë cilësorë, me personalitet dhe të rinj.


Ka ndonjë gjë që ju ka surprizuar deri tani?

Po, mund ta pranoj që ka qenë Karvahal. Ishte një futbollist që nuk e njihja dhe është me të vërtetë shumë i mirë.

loading...