Real Madrid manita ndaj Valencias, fiton edhe Atletico Madrid – VIDEO

ronaldo-dimaria

Real Madrid shkatërron me rezultatin 5-0 Valencian në javën e 20 të La Ligas. Goleadën për “Los Blancos” e nis Higuain që në minutën e 9 të takimit. Di Maria e Ronaldo duken që janë në formën më të mirë pasi të dy shënojnë nga dy gola portugezi në minutat 36 dhe 4’ ndërsa argjentinasi në minutat 34 dhe 45.

Valencia duket e pashpresë përballë madrilenëve që mesa duket polemikat e ditëve të fundit që përflietet në shtyp i kundërpërgjigjet në këtë mënyrë. Skuadra e Jose Mourinhos shkon në kuotën e 40 pikëve, ndësa Valencia mbetet në vendin e 8 me 30 pikë.

Ateletico Madrid rikthehet tek fitorja dhe këtë e bën duke mundur në shtëpi Levanten me rezultatin 2-0. Skuadra e Diego Simeone nuk e ka shumë të vështirë ndaj miqëve edhe pse goli i parë për madrilenët erdhi vetëm në minutën e 32 nga Adrian, i cili zhbllokoi rezultatin në “Vicente Calderon”.

Në fraksionin e dytë janë përsëri “Los Kolconeros” ata që mbizotërojnë duke mos i lënë shumë hapësira Levantes. Në minutën e 60 Koke dyfishon rezultatin me një gol të bukur. Me këtë fitore Atletico konsolidon pozitat në vendin e dytë dhe shkon në kuotën e 27 pikëve.

Në takimet e mëparshme u morën këto rezultate: Osasuna 2 -1 Deportivo La Coruna, Valladoli 2-0 Zaragoza.

Valencia 0-5 Real Madrid

Valencia 0 Real Madrid 5 by acosart

Atl. Madrid 2-0 Levante

Atlético Madrid 2 Levante 0 by jordixana