Real-Bayern 1:0, Benzema vendos përballjen e parë të Titanëve – VIDEO

loading...

0

loading...
Mourinho kur e kritikoi dikur pas një ndeshjeje me Saragozën pati guximin ta etiketonte si mace, por Benzema bëri luanin për Realin në Bernabeu, ose të paktën nëse duam patjetër ta përdorim fjalën mace, ishte macja e zezë e Bajernit që theu tabunë bavareze për Los Blankos me golin që vendosi ndeshjen duke thyer tabunë bavareze për gjermanët.

Përplaseshin të gjitha në klasiken e Europës, historia, prestigji, ambiciet maksimale e emrat e mëdhenj në stola e fushë. Për sa i përket yjeve Anceloti u detyrua të linte në stol Gareth Bale në vend të tij ishte Isko, por rëndësi për tifozët merneges kishte që Cristiano Ronaldo ishte rregullisht në fushë për të formuar tredhëmbëshin me Di Maria e Benzema. Guardiola nuk hiqte dorë nga Mandzukic në sulm dhe që në sekondat e para u kuptua që do të ishte një sfidë krejt ndryshe nga ajo e së martës.

Ritëm i pabesueshëm me zotërimin e stërgjatur të topit nga Bajern dhe Realin që priste për tu rinisur. Në të 18 bavarezët ishin shumë pranë golit të avantazhit. Kros i Rafinhas, dhe Mandzukic bëri kurllën për Kroos që goditi por gjeti pengesën Pepe që shpëtoi Realin. Menjëherë më pas në kundërsulm erdhi surpriza e hidhur për Guardiolën, Koentrao u arratis në të majtë dhe ja doli të krosonte mes Dantes e Boateng, në shtyllën e dytë u shfaq Benzema për goditen komode të avantazhit madrilene……

Menjëherë më pas kërciti dhëmbët dhe Ronaldo që u shkëput në ajër e godit me kokë si cekic por Nojer nuk mund ta linte veten të befasohej nga një goditje qendrore. Në minutën e 26 ishte pikërisht asi i Los Blankos që shpërdoroi duke qëlluar me të parën i vetëm para Nojer në një tentativë cuditërisht të pasaktë për klasin e tij.

Bajerni vijoi të zotëronte topin por pa u bërë vecanërisht i rtrezikshëm as me kombinimet e yjeve Riberi e Roben dhe Guardiolës nuk i mbetet vecse ta marrë me filozofi natyrisht, pasi kishte marrë dhe shënimet e nevojshme. Bajerni gjithsesi nuk e humbet inisiativën dhe ushtron presion në ¾ dhe Ronaldo thërret shokët, dhe ftesa nuk i shkon dëm edhe pse topi në kundërsulmin pasardhës nuk është për të por për Di Marian që shpërdoron në mënyrë të pabeuseshme i vetëm para Manuel Neuer.

Pjesa e parë mbyllet me Bajernin dominues në lojë por Realin më efikas, filozofi e shumëdiskutuar dhe në pushim RBeckenbauer përfitoi për ti futur një thumb Guardiolës, “ishim me fat që pësuam vetëm një gol”, ndërsa e dyta filloi me Neuer, që ju përgjigj Ronaldos. Në minutën e 68 ishte momenti i inkursionit të Ronaldos në të majtë me portugezin që pa Nojer ti neutralizonte dhe një herë goditjen. Në minutën e 81 Gotze dhe Muller vallëzojnë para zonës me numrin 25 që tenton finalizimin por është devijimi i Varane që con topin në goditje këndi. Fillonin ethet e vërteta për Realin që rrezikoi të pësonte sërish pas tre minutash kur shpëtoi falë Casillas, Roben u hap në të djathtë, Sergio Ramos rrezikoi shumë me një ndërhyrje në zonë por topi shkoi për të djahtën e Gotzes që pa portierin spanjoll ti conte dëm një rast të artë.

Si mund të mbyllej ndryshe një sfidë piroteknike që i mbart të gjitha përvecse me një episod të diskutueshëm. Në minutën e 92 Muller u rrëzua në zonë me Bajernin që protestoi për 11 metërsh, në spondën e Mandzukic, Myller ka mundësinë e goditjes para Casillas, i ndërhyn Xabi Alonso por nga përsëritjet kontakti nuk shihet por me një sfidë të tilë spektakolare, për më tepër të mbyllur em avantazhin minimal 1-0 do të ishte vërtet cmenduri nëse dikush nuk do tyë shihte sfidën e kthimit, atë që do të luhet një javë më pas në Alianz Arena.

loading...