Reagon Ramadani: Ligji për amnisti nuk i falë djemtë e Ademit!

Burim Ramadani i AAK-se, ka reaguar ne profilin e tij, ku ka thënë se “nëse doni të amnistoheni për shmangie te tatimeve, për sulm ndaj personit zyrtar, falsifikim të dokumenteve apo për tregti te palejuar, duhet të dëshmoni se nuk e keni njohur shtetin dhe sistemin politik-juridik të Kosovës. Pra, që keni qenë me Serbinë dhe kundër Kosovës”.

Sipas tij, në Kosovë dihet se kush nuk e ka njohur sistemin e shtetit te Kosovës: serbet, kryesisht nga veriu.

“Të tjerët, edhe biznesmenët që kanë fsheh tatimet, edhe djemtë e Adem Grabovcit që kanë rrah policin, edhe shumë e shumë të tjerë, nuk amnistohen. Kjo është e vërteta e këtij Ligji. Mos u mashtroni nga këta që nuk e kuptuar fare ligjin. Këtu jemi dhe do ta shohim! Veprat penale qe nuk kanë pasur qellim t’i shërbejnë thirrjes për rezistencë, nuk amnistohen dhe pikë. Të tjerët, le ta harrojnë amnistinë”, ka shkruar Ramadani .