Reagon Krasniqi: Gjithë ata politikanë që qeverisën pasluftës janë të lidhur me krimin

Cana-640x358
Pas deklaratës së humanistit gjerman, Rupert Neudeck, se të gjithë politikanët e Kosovës janë kriminelë, ka reaguar Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke thënë se të gjithë politikanët që qeverisën pas luftës janë të lidhur me krimin.

Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi thotë se të gjithë politikanët kosovarë të pasluftës janë të lidhur me krimin.

Ky reagim i erdhi pas deklaratës së Rupert Neudeck se shteti i kosovës është në duart e politikanëve të papërgjegjshëm dhe djallëzisht të korruptuar, të cilët, sipas tij, “nganjëherë janë thjesht kriminelë…”

Lexojeni postimin e plotë të Krasniqit në Facebook:

A duhet politika zyrtare e Kosovës ta trajtoj më seriozitet thënien e Neudeck-ut se: politikanët e Kosovës janë kriminelë! Edhe pse humanisti fletë në përgjithësi, politika jonë nacionale duhet ta merr tepër seriozisht ketë që po e thotë Neudeck-u.

Kur kihet parasysh, kërkesa e Komunitetit Ndërkombëtar për krijimin e Gjykatës Speciale, del më shumë se e qartë, se politika kriminale e të gjithë atyre që qeverisen pas luftës çlirimtare në Kosovë është e lidhur me krimin. Në këto momente, e gjithë shoqëria e organizuar shqiptare duhet ta zhvilloj një debat të sinqertë dhe të hapet: Çka po ndodhë në politikën tonë dhe shoqërinë në përgjithësi?

A kemi kapital politik e intelektual për të filluar një fillim të ri?

A kemi qytetarë që e ndëshkojnë mashtrimin e politikanëve gënjeshtarë?

A duhet ta marrim seriozisht, atë që po e thotë, humanisti – Neudeck? Them që po! Po kush duhet ta merr seriozisht?! Kjo është çështja!