Reagon Jonida Maliqi pas ndarjes me bashkëshortin, ja çfarë i dedikon në Instagram

Këngëtarja Jonida Maliqi i ka dhënë fund martesës prej 17 vitesh me bashkëshortin Gent Prizreni. Lajmi pushtoi të gjitha mediat e portalet e u bë biseda e ditës e shtypit rozë.

Mësohet se në Gjykatën e Tiranës kanë nisur edhe procedurat e divorcit. Këngëtarja dhe ish-bashkëshorti biznesmen janë prindër të një djali.

17 vite janë relativisht shumë dhe mesa duket jonida ka vendosur t’i bëjë me dije fansave të saj gjendjen e saj shpirtërore.

Sot ajo ka publikuar në Instagramin e saj një foto dhe një shprehje shumë domethënëse.

Kur nuk ka mbetur më asgjë për të thënë, ngri kokën lart, buzëqesh dhe largohu, shkruan këngëtarja.