Reagon FFK: Ruzhiq erdhi në Kosovë për ta thyer akullin, ai e njeh FFK-në

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se takimi mes Branko Ruzhiq dhe Fadil Vokrrit nuk është zhvilluar në Beograd, por në Kosovë.
Shefi i bordit ekzekutiv të Partisë Socialiste Serbe dhe nënkryetari i Partizanit të Beogradit, Branko Ruzhiq, u takua me kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri në Prishtinë dhe jo në Beograd, si? njoftuan mediat serbe.
FFK-ja në një njoftim të saj ka thënë se Ruzhiq është zyrtari i parë serb që njeh autoritetin e FFK-së dhe një gjë të tillë e konfirmon vizita e tij.
“Pas disa shkrime nëpër gazeta serbe dhe nëpër disa portale në Kosovë për takimin e kryetari të FFK-së z. Fadil Vokrri dhe nënkryetari të KF”Partizani” nga Beogradi Branko Ruzhiç e shohim të nevojshëm të sqarojmë opinionin për këtë takim në mënyrë të drejt, për t’i ikur çdo lloj manipulimi.
Takimi ndërmjet kryetari Vokrri dhe nënkryetari të KF”Partizan” është zhvilluar në restroran “Collections” në Prishtinë, ku të dy bashkëbiseduesit kanë folur për rrjedhat e futbollit të Kosovës.
Z. Ruzhiç është zyrtari parë i një klubi me nam nga Serbia që ka pranuar autoritetin e FFK-së dhe i cili u ka bërë thirrje klubeve të futbollit nga Graçanica dhe Ranillugu, që t’i bashkëngjiten sistemit garues në Federatën e Futbollit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.