Reagon familja e djalit te astretit qe u gjet i vdekur ne ashensorin e nje banese ne Prishtine..!

loading...


Familja e Astrit Shalës, djalit të hasretit që u gjet i vdekur në ashensorin e një ndërtesë në lagjen Dardania të Prishtinës, reagon ndaj, siç thonë, spekulimeve që po bëhen në emër të tij e të familjes.

Reagimin e familjes mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Lutje në emër të familjes

Të nderuar gazetarë, pas gjithë dhimbjes qe patëm me humbjen e me të dashurit, tonë Astrit Shalës, jemi të detyruar që sot të ju drejtohemi juve me një kërkesë, apel për të ndalur spekulimet rreth rastit të vdekjes se Astritit.

Jemi thellësisht të shqetësuar me atë çfarë kemi parë këto ditë në media. Spekulime të paskrupullta pas asnjë informacion të saktë dhe pa na kontaktuar askush nga gazetarët.

Kjo po na rendon edhe me tepër dhimbjen dhe po na bën të çmendemi se si ka mundësi ose për çfarë interesi po behën gjithë këto shpikje për një tragjedi familjare tonën.

E turpshme se si përshkruhet qe Astriti paska qenë alkoolist, se qenka e dyshimtë vdekja e tij kur një gjë të tillë nuk na e kanë thënë as autopsia dhe as organet e rendit.

Se si shkruhet në gazeta se prindërit e tyre të dytë janë të sëmurë, qe Astriti ka pasur probleme; shqetësime e depresion e deri të përfshirja e fëmijëve të Astritit qe gjoja paskan pasur jetë të vështirë; që familja një kohë paska menduar që Astriti kishte shkuar të daja i tij në Francë e shumë shpifje të tjera!

Të gjitha këto shpifje e trillime nuk e di për çfarë arsye po behën.

Familja jonë jeton si gjithë familjet tjera; fëmijët e Astritit dhe ne kemi jetuar në kushte modeste si gjithë familjet tona. Astriti asnjëherë nuk ka qenë alkoolist dhe nuk ka pasur probleme të kësaj natyre. Ka qenë i njohur si njëri i urtë, punëtor dhe i sjellshëm dhe këtë mund ta vërtetojë secili gazetar në lagjen ku kemi banuar prej viteve, në Dardani në Prishtinë.

Kjo çfarë po shkruhet është turp dhe kjo është goditja me e rend që mund të na bëni pas humbjes së djalit tonë Astritit.

Ne nuk e dimë hala se si ka ardhur deri të vdekja e tij dhe kjo na mundon derisa organet ta zbardhin të vërtetën.

Si nënë, baba e motra, ju lusim shumë nga thellësia e shpirtit mos na ngarkoni barrën e dhimbjes, mos spekuloni dhe mos luani me ndjenjat e njerëzve. Në këtë rast çfarëdo qe keni nevojë të dini jeni të mirëseardhur dhe do t’iu tregojmë.

Lutje nga nëna Sadie Shala, babai Behxhet Shala, motrat Donika Shala dhe Drilona Shala”, thuhet në letër.
auto_Astrit_Shala1462947264-848x478

loading...

loading...