Reagon djali i Myftiut për fotot me vetura të shtrenjta

loading...


Ka reaguar ashpër Haris Tërnava, djali i myftiut Naim Tërnava. Thotë se kurrë nuk ka pasur veturë të shtrenjtë e as që ka vizituar ndonjëherë ndonjë shtet të Evropës. Thotë se fotot e jetës së tij luksoze, janë foto të ditës së dasmës dhe foto që ka bërë nëpër sallone veturash.

Ky është reagimi i plotë i Harisit:

Kur gënjen gazeta Express

Është me se e vërtet se asnjëherë ende ne jetën time nuk kam vizituar asnjë vend -shtet Evropian.

Pra po genjen gazeta express dhe po dezinformon opinionin me shpifje qe i shkojn per shtati portalit tuaj. Eshte e vertet e madhe se asnjehere ne jeten time nuk kam pasur vetur te shtrenjet, vetura te cilen e voziti eshte Audi A3 viti i prodhimit 2006. Kisha pasur deshire qe vertet te kam nje vetur te mire, besoi se me vone do te kem fatin qe ta kem nje vetur te mire.

Ato fota qe i keni publikuar jane marre ne dasmen time, dhe ne sallone te veturave. Kete reagim po e beje jo per tu arsyetuar por per te treguar edhe njehere per shpifjet e genjeshtrat.

Gjendja e rende ekonomike dhe politike e cila ka renduar jeten e qytetareve te saj ne Kosove me bene qe asnjehere te mos merrem me juve edhe ashtu jemi mesuar qe te lexojme shpifjet dhe intrigat e juve.

Por te merrem me pune me madhore te cilat shkojne ne te mire te shoqerise dhe atdheut tone. Ju shkruani e rreni sa te doni por gjerat qendrojne ndryshe nga ajo qe keni shkruar ju.

Shume here keni shkruar edhe dhe keni dezinformuar opinionin se kinse une kam bere thirrje per shkuarje ne Siri. Une eshte e vertet se diten kur u helmuan 1600 femije ne Siri, kur shikonim skena trishtuese e teper te dhimbshme, ne kohen kur opozita Siriane vinte per vizit ne Prishtine, kur qeveria e Kosoves perkrahte opoziten Siriane kunder regjimit te Asadit pra ne gusht te vitit 2013, atehere kur bota e moderuar demokratike ishte kunder keti regjimi brutal, atehere kur perfaqsues te qeveris sone merrnin pjese neper konferenca si ne Paris te emertuara si miqet e Sirise, kur e pashe nje video ne Youtube, kur pashe femije te masakruar te helmuar te bere cope ajo me shtyri qe te ngriti zerin kunder ketyre padrejtesive qe ju benin femijeve, grave e pleqve.E assesi nuk ka te beje me thirrje per te shkuar ne Siri, bile koha kur eshte publikuar kjo video atehere ende nuk ishte dal ne skene grupi kriminel i Isisit.

Ne jemi njerez dhe feja jone na meson qe te kemi dhembshuri mbi njerezit e pa fajshem, a ne veqanti kur jane ne pyetje femijet, grat dhe te shtyerit ne moshe.

Une edhe nese deshiroi te beje thirrje per te shkuar ne Siri kete nuk ma lejon feja sepse marrja pjese ne nje lufte ku ndodhin krime prej me te ndryshmve, ku vriten e masakrrohen njerezit e pa fajshem pa bere dallime, ku te qenurit njeri nuk ka vlere une kam qene dhe jam kunder kesaj.

Ju e dini pse e beni kete ne sherbim te kujt jeni, vetem nje e di dhe jam i sigurt se ne sherbim te atdheut jo.

Eshte hera e pare qe po kundervihem edhe pse shume here me keni fyer mua dhe familjen time mbetet ne ndergjegjen tuaj nese sado pak ka mbetur te ju qe ta shikoni veten ne pasqyre e te mos merreni me shpifje dhe intriga, por eshte edhe hera e fundit qe merrem me juve.

Te gjithe lexuesve te ketyre rreshtave iu kerkoi falje se ndoshta pak e zgjata, une ju pershendes me Selam me paqe, harmoni, mireqenie dhe dashuri mes njerezve pa varesisht vendin, gjuhen, racen, besimin, duke lutur Allahun xh.sh.qe mes njerezve dhe shoqerive njerezore deri ne kijamet te mbreteroj paqeja dhe harmonia, dhe te marrin fund vrasjet, luftrat e krimet neper bote.

E lus Zotin qe Kosoven, trojet tona por edhe kombin tone ne pergjithesi ta ruaj nga cdo e keqe.

Meshira e Allahut te na perfshine te gjitheve.
largea_8_1460530461-88358281460531020

loading...

loading...