Reagojnë serbet për Trenin: “Cili hajvan e mendoi këtë?“Si shteti, si treni. Cirk në hekurudhë.” TURP!!!

Nuk janë të pakët ata serb që kanë shprehur mllefin, turpin dhe ironinë me politikanët e vet, duke komentuar në media të ndryshme nisjen e këtij treni, si një manastir në hekurudhë, transmeton Persikopi.
Reagime të shumta ka pasur edhe nga vetë Kosova duke quajtur një provokim nga ana e Serbisë, pasi në të mbishkruante “ Kosova është Serbi” në gjuhën shqipe.
Periskopi ka zgjedhur disa komente të lexuesve serbë në B92, Blic dhe në rrjetet sociale.
“Si shteti, si treni. Cirk në hekurudhë.”
Mate
“Ky nuk është tren. Ky qenka manastir në hekurudhë.”
Soundtropolis
“Ky tren është provokim për mendjet e shëndosha.”
Misko
“Ky tren është ofendim për mendjen e shëndosha të secilit që e do këtë vend.”
Boban
“Cili hajvan e mendoi këtë? Si do të shikoj porno në tren, kur nga të gjithë anët me shohin shenjtorët?”
Zoran
“Në vagon shumë qartë shihet që shkruan “Kosovo je Srbsko”. Bravo analfabetë. Nuk shkruhet srbsko, po srpsko. Turp.”
Profesor
“Ky cirk është pjesë e fushatës parazgjedhore e Udhëheqësit të Madh i cili e ka humbur busullën.”
Bane
“S’del asgjë prej kësaj, kjo është vetëm një lojë politike e SNS’it, që është e rrezikshme për udhëtarët dhe njerzit që jetonë në Kosovë.”
Nena
“Marre iu qoft. Marre edhe prej parave tona.”
Natasa
“Nganjeherë turpërohem që jam nga Serbia. Mashtroni popullin me një tren të mbushur me ikona të vendosura me ngjitës, me stjuardesa në tren, në vend se të uleni dhe të zgjidhni mosmarrveshjet me shqiptarët. Vazhdimisht dilni më ndonjë budallaki të re. Njësoj bëni me boshnjakët dhe kroatët. Si fëmijë. Tashmë nuk është me rëndësi se kush e filloi, por e rëndësishme do të jetë kush i vendos pikën këtij cirku.”
Mislilac
“Me mbishkrimin fshataresk Kosovo je Srbsko, ky është provokim edhe për popullin normal të Serbis.”
Sanja
“Ke të drejt Gjuriq, kjo nuk është provokim, kjo është një marrëzi e madhe që e fryeni për të na bindur që Kosova është Serbi.”
Pipi
“Në fillim kemi qeshur të gjithë, ama tash kjo po shëndërrohet në sëmundje serioze që duket se nuk ka ilaq për të.”
Crnac
“Hiqeni këtë tren nga binarët dhe parkojeni më shpejt në Topcider, sa s’është vonë. Ky nuk sjell asgjë të mirë. Po krijojmë një cirk tjetër, a thua se nuk na mjafton ky në të cilin jetojm.”
Marko
“As unë nuk dua të ndihem si i huaj, por nuk dua të jetoj më të keqen e cila prej të 90’ave na ka shkatërruar të ardhmen, dhe e njëjta po vazhdon edhe sot. Serbinë e kemi bërë një grop septike të cilës tani ia kemi hequr kapakun.”
Ovo je Srbija.
“E pse Gjuriq nuk ka vazhduar udhëtimin deri në MItrovicë, por vetëm deri në Topcider? Ndoshta iu ka desht viza, apo…?”
Lampaa23
“Në cfarë ngjanë krejt kjo bre? Jam i turpëruar ku jetoj.”
Stevo
“Ateistat, muslimanët, katolikët dhe budistët a lejohen në këtë manastirë me rrota hekuri?”