Ray J pendohet për videon seksi me Kim Kardashian

Rreperi Ray J, i bërë i famshëm më së shumti për publikimin e videos “hot” me Kim Kardashian në 2007, kohë kur vajza amerikane e spektakleve ishte e lidhur me të shprehet i penduar për aktin e bërë.

33-vjeçari pritet të dalë së fundmi me një album të ri ku në një këngë prej 2 minuta e gjysmë pendohet për diçka në të shkuarën e tij me vargjet “nuk duhet ta kisha kryer kurrë atë”.

Videoja e publikuar në 2007-ën i hapi jo pak telashe si këngëtarit ashtu edhe Kim. Por kjo e fundit arriti të hedhë pas krahëve skandalin, madje edhe ta shfrytëzojë atë për t’i shtuar shumë më tepër dozë famës së saj, ndërsa rreperi përfundoi në një sërë skandalesh të tjera, përfshirë zënka dhe kundërshtime ndaj policisë. / TCH/