Rasti shokues i 11-vjeçarit që konsumon heroinë, çfarë ndodh në godinën e drogës në Tiranë?

Një godinë e vjetër shumë pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” është baza ku përdoruesit e drogës në Tiranë injektojnë dozën e ditës.Sipas ekspertëve në vendin tonë numri i përdoruesve të drogës është rritur, ndërsa nga viti në vit po ulet mosha e tyre. Rast shokues është ai i një 11-vjeçari që ka konsumuar heroinë.Kemi patur raste edhe në kujtë e të pabesueshmes, përdorues që kanë injektuar që në moshën 11 – vjeçare. ky përdorim herët në moshë i heroinës kishte shkaktuar çrregullime hormonale te ky person, të cilat kryesisht bazoheshin në një frenim të rritjes”- tha Kamani.Një tjetër këmbanë alarmi, që ata ngrenë, është edhe përhapja e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe kryesisht Hepatiti C, që e mbartin rreth 40 % e përdoruesve të drogës intarvenozë.Përdoruesit e drogërave me injektim mblidhen më shumë aty ku janë edhe pikat e shitjes. Ne kemi patur një hartë, në të cilën mund të ketë patur rreth 36 pika që lokalizoheshin kryesisht në godina të braktisura dhe të vjetëra që ishin jashtë vëmendjes së komunitetit. Sot ne kemi pika në natyrë si Liqeni i Tiranës dhe zona të gjelbëruara në periferi siç është zona e kombinatit, u shpreh Dritan Kamani”.
Shikoni videon me poshte

Video