Rasmussen: NATO ndihmon zbatimin e marrëveshjes

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Anders Fog Rasmussen, në vizitën që është duke ja bërë Kosovës, ka thënë se NATO do të jetë e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë për realizimin e marrëveshjes që është arritur në Bruksel.

“Ne do të jemi të gatshëm që të ballafaqohemi me çdo kënd që tenton të rrezikojë rrezikojë progresin e arritur me aq shumë përpjekje”, ka thënë Rasmussen.

Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Thaçi, Rasmussen tha për media se KFOR do të ndihmojë në sigurimin e implementimit të marrëveshjes Kosovë – Serbi.

Ai e ka quajtur marrëveshjen garanci për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Çdo kush që tenton të rrezikojë arritjen mes dy palëve do të pengohet nga forcat e NATO-s në Kosovë”, tha ai.

Rasmussen është pyetur nga mediat edhe për FSK-në, për atë që ajo të bëhet ushtri në të ardhmen, për të cilën gjë sekretari i NATO-s tha se çmon arritjet e FSK-së,transmeton express.

“FSK do të vazhdojë edhe me tej me funksion të njëjtë ekzekutiv si deri me tani”.

Kurse kryeministri Thaçi tha se pret nga NATO dhe KFOR në veçanti ndihmë në implementimin e marrëveshje në praktikë.

“Pres ndihmë nga Aleanca Veriatlantike për implementimin e marrëveshjes”, tha kryeministri./LajmeOnline/