Rashiti: Kosova drejt zgjedhjeve të reja

Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për Politika Kërkimore ka thënë se gjasat janë të mëdha që edhe vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e kryetarit të këtij institucioni të jetë në disfavor për bllokun opozitar LDK, AAK, Nisma.

Rashiti në një postim në rrjetin social facebook ka thënë se subjektet politike në vend duhet të ulen dhe të diskutojnë për mundësitë e tejkalimit të krizës politike në mënyrë që vendi të mos shkoj përsëri në zgjedhje të parakohshme.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë potimin e Rashitit në facebook:

Sië po duket, Vendimi meritor i Gjykatës Kushtetuese nuk do të ndryshoj nga vendimi i sotëm për pezullimin e Kryetarit të votuar të Kuvendit. Me këtë vendim bie edhe agjenda e përgatitur nga ana e Kryesisë së Kuvendit të kaluar dhe me gjasë vetëm verifikimi i mandatave do të jetë votuar ligjërisht. Vendimi final i GjK nuk do t’i tregoj deputeteve se si të votojnë dhe çfarë procedure të praktikojnë për votimin e kryesisë së Kuvendit. Prandaj partitë politike duhet të ulen dhe pajtohen për procedurën për votimin e kryesisë duke marr parasysh rregulloren e kuvendit e jo agjendën e përgatitur nga kryesia e kaluar e Kuvendit. Përndryshe bllokimi i parlamentit dërgon vendin në zgjedhje të reja Sipas formulës tani më të caktuar, Parlamenti duhet të votoj kryesinë e Kuvendit në paketë e jo ndaras. Kryesia e kuvendit nuk kërkon shumicë por sipas Kushtetutës, kryesia e Kuvendit përfaqëson partitë sipas fuqisë së tyre. Prandaj kjo formulë duhet të respektohet. Vendimi i kaluar i GjK ka përcaktuar rolin e partisë apo koalicionit fitues dhe si i tille me shumë gjase kryetari i Parlamentit do t’i takoj PDK-së. Ndërsa për qeverinë, ai grup që siguron votat apo shumicën sipas radhës së përcaktuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese do të formoj qeverinë. Tani për tani as PDK e as LDK-AAK-NISMA nuk i kanë numrat. Serbët dhe Vetëvendosja do të përcaktojnë fatin e qeverisë. Për fund mund të kemi Kuvendin e udhëhequr nga PDK dhe qeverinë nga koalicioni. Nëse ndodh kështu koalicioni i partive opozitare do të duhet ta revitoj marrëveshjen për ndarjen e posteve. Nëse partitë nuk konsultohen dhe pajtohen për hapat e mëtutjeshëm, institucionet që mund të formohen do të kontestohem nga njëra apo tjetra palë apo vendi shkon ne zgjedhje te reja. /LajmeOnline/