Ramush, palaço je vet!

Lëvizja Islame Bashkohu i bën thirrje kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj që ta shikoj vetën e tij dhe subjektin politik që drejton në pasqyrën e ndërgjegjes dhe, në vend që të quaj dikë palaço pse ka thënë të vërtetën, ta pranojë se “palaço është ai vetë”, sepse populli i Kosovës e dijë fare mirë se “prapa asaj fytyre të maskuar palaçoje qëndron fytyra e vërtetë e krimit dhe padrejtësisë barrën e së cilës e bartin qytetarët e Kosovës”.

“Një palaço të vërtetë e karakterizon performimi pa skenar, por në përshtatje të të tjerëve dhe në varësi të reagimit që të tjerët bëjnë përmes duartrokitjeve. Një palaço ndërron veshjet dhe ngjyrat e veshjeve , vë simbole dhe dhuron të tilla , përshëndetë dhe uron , por ata që e njohin fytyrën e tij e dijnë se nuk ka asgjë të vërtetë, por është thjeshtë punë palaçoje dhe asgjë më shumë”, thuhet në një reagim të LISBA-s.

Sipas këtij subjekti politik, “palaço shumë fytyrash është ai hipokrit që flet për komb ndërsa i bën pritje madhështore një të sëmuri si prifti katolik Anton Kqira i cili kishte deklaruar se Millosheviqi është dashur t’i vrasë një milion e nëntëqindmijë shqiptarë të Kosovës vetëm pse janë myslimanë”.

“Një palaço çdo herë akuzon dikë për të mbrojtur vetën ashtu siç bëri Ramush Haradinaj duke e quajtur profiter LISBA-n ndërsa dihet kush është profiteri i vërtetë që ka grumbulluar milionat përmes bixhozit, reketit e shantazhit, ndërsa shet patriotizëm para popullit të cilin e terrorizon”, theksohet më tej në komunikatë.

“Si ta quajmë ndryshe përpos profiter atë i cili u mundua ta bind popullin se është më i miri duke e shpallur vetën si më i miri me qëllim që të arrij në pushtet , duke dhuruar edhe kryqe për të përfituar, por kur këto i dështuan zgjodhi një rrugë tjetër për të përfituar duke sulmuar myslimanët sistematikisht përmes argatëve të tij dhe së fundi edhe vetë në emër të kombit shqiptar për të cilin profiteri i vërtetë dhe injorant u deklarua se është 2000 vjeçar”.

Lëvizja Islamike Bashkohu, përmes kësaj komunikate, ia bën të qartë Ramush Haradinajt dhe partisë së tij se “Islami ka përcjellë shumë të tillë si ju dhe akoma vazhdon të qëndroj i pacenuar prandaj çdo orvatje juaja për të sulmuar islamin dhe për të akuzuar myslimanët është e kotë dhe do të rezultojë me dëshpërimin tuaj”.

“Fakti që gjendemi në muajin e shenjtë të Ramazanit na bën që të mjaftohemi me kaq”, përfundon reagimi i LISBA-s. /LajmeOnline/