Ramush Hardinaj ka disa fjal per Mimozën

loading...

Passport.jpg1

loading...

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë ka akuzuar Mimoza Kusari-Lilën se gjatë fluturimit privat ka shkelë Ligjin mbi Aviacionin Civil sepse dhunshëm ka ateruar në Aeroportin e Gjakovës pa marrë leje. Ata thonë se qytetarëve nuk i intereson ky fluturim por zhvillimi ekonomik dhe menaxhimi i mirë i buxhetit.

AAK ka rikujtuar Kusari Lilës, se Aeroporti i Gjakovës edhe në të kaluarën ka pasur fluturime civile edhe drejtë shteteve të Evropës, si në Itali e në disa vende tjera, ku qytetarët nga Gjakova kanë shkuar për shërim në Itali ,por sipas tyre, t’i mashtrosh në këtë formë qytetarët është ofendim por nuk është hera e dhjetë që po mashtrohen Kusari-Lila qytetarët.

“Mimozë, qytetarët e Gjakovës farë nuk po ju intereson spektakli juaj që po e bëni nga hapësira, por po ju intereson realiteti i hidhur që po e përjetojnë në tokë çdo ditë, i kotë është fotografimi i Ngrohtores së qytetit nga lart e qytetarët po vuajnë nga të ftohtit në shtrepit dhe banesa e tyre, i kot është fotografimi nga lartë i zonës së lirë Ekonomike, e në Gjakovë nuk ka as edhe një hap drejtë zhvillimit ekonomik, i kot është fotografimi nga larti i Shkukzës e qytetarëve ia ke rëndu jetën dhe nuk i kanë as edhe 0,50 cent me dal me pi kafen në hapësirat e Shkukëzes. Mimozë nga rrafshi qytetarët të kanë kuptuar se po i mashtron e tani po mundohesh edhe nga lart t’i mashtrosh. Në këtë kohe të madhe mjerimi të kapluar nga kriza ekonomike, sociale, kulturore e shpirtërore që po kalojnë qytetarët e Komunës së Gjakovës, e në anën tjetër, Komuna e Gjakovës organizon koncerte për nder të pavarësisë së Kosovës dy ditë radhazi me 17 dhe 18 shkurt duke i ndarë mbi 35 mijë euro për këngëtarin Alban Skenderaj dhe hyrja për këtë koncerte ka kushtuar 7 euro.

AAK – dega në Gjakovë nuk është kundër organizimit të koncerteve për nder të pavarësisë, nuk është kundër këngëtarit Alban Skenderaj por është kundër keq menaxhimit të parasë publike, sepse me taksat e qytetarëve tanë për një koncert u dhanë mbi 35 mije euro që u bënë publike në media kjo është absurde, e pa pranueshme sepse në anenë tjetër i kemi lojtaret e KF “Vëllaznimit” që nuk kanë marrë paga që katër muaj e po kërkojnë lëmoshë nëpër lokale dhe rrugë të qytetit.

“Në kujtesën e Alban Skenderaj do të mbetet gjatë “humanizmi” i Kusari Liles ngase nga “bujaria” që ka për dy net ia dha mbi 35 mijë euro Albanit, e si nuk pat “humanizëm” e as “bujari” që parat e mbledhura nga biletat e shitura të koncerti t’i ndante si donacion për KF “Vllazenimin” por Mimoza aty ku nuk fiton vet nuk ka “humanizëm” e as “bujari”. Por Mimozë, po ta rikujtojmë se më nuk ke të bëjë as me dallaveret e naftës që sot është ka hetohet nga EULEXI, as me dallaveret e “Sharrecemit” por e as me parat e Bexhetit, por kujdes se tani të ka mbetur në dorë vetëm Buxheti i Komunës”, thuhet në komunikatën e AAK-së në Gjakovë.

loading...