Ramush Haradinaj tejkalon “hidhërimin” me Thaçin, koalicion me Kadri Veselin, PDK e tradhton LDK-në!


Ushtruesi i detyrës, njëherit edhe kandidati kryesor për t’u zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar për mediat vendore se edhe pse partia e tij është në koalicion me LDK-në, ai nuk e përjashton mundësinë e një koalicioni në të ardhmen me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt.

““Në princip, jemi të hapur ndaj të gjitha formulave të bashkëqeverisjes, të cilat dëshmojnë se janë në shërbim të konsolidimit dhe ecjes përpara të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Veseli, duke aluduar në AAK-në.

Ndërsa analisti dhe publicisti, Gazmend Islami në një prononcim për Bota Sot, tha se edhe kësaj radhe LDK-ja do të tradhtohet nga PDK-ja, sikur herave të tjera, pasi kjo nuk është hera e parë, duke aluduar në tradhtinë ndaj ish presidentit dhe kryetarit te LDK-së, Fatmir Sejdiut.

Sipas, tij duhej të merrej mësim nga tradhtia ndaj Sejdiut, por gabimin e njëjtë e beri edhe Isa Mustafa duke hyrë në koalicion me Hashim Thaçin.

“Mendoj që LDK-ja edhe kësaj radhe do të tradhtohet nga PDK-ja sikur herave tjera, do të ishte mësim sikur të merrej mësim tradhtia e parë që ju bë Fatmir Sejdiut, por gabimin e njëjtë e bëri edhe Isa Mustafa i cili hyri në koalicion dhe e shpëtoi Hashim Thacin për të mbet në politikë edhe një kohë të gjatë”, thekson Islami.

Ai më tej thotë se PDK-ja do të hyj në koalicion me partitë e tjera, pra duke mos përjashtuar edhe AAK-në e Haradinajt, dhe AKR-në, e cila ka gjasa të mëdha që në zgjedhjet e ardhshme të hyj prapë në parlament.

“Edhe kësaj radhe PDK-ja do të hyj në koalicion me partitë e tjera, duke mos përjashtuar AAK-në dhe AKR-në e cila ka gjasa të mëdha që në zgjedhjet e ardhshme të hyj prapë në parlament”.

Koalicionin mes PDK-së dhe AAK-së e ka paralajmëruar edhe ish-nënkryetari i AAK-së, Naim Maloku, i cili ka thënë se ka ardhur fundi i koalicioneve të zorit për shkak të stabilitetit të shtetit. Koalicione të Zorit i ka quajtur edhe blloqet e opozitës që janë ndërtuar prej se kanë përfunduar zgjedhjet e fundit në Kosovë.

“Kam menduar atëherë dhe mendoj edhe tash se AAK dhe PDK e formojnë një koalicion stabil”, ka theksuar ai duke se pa u bërë koalicioni mes partisë së Thaçit dhe asaj të Haradinajt as Shteti s’mund të ketë stabilitet.

Ndërsa Gazmend Islami thekson se Ramush Haradinaj përfundimisht do të largohet nga blloku opozitar pasi që me lëvizjen Vetëvendosje nuk do të mund të pajtohet në asnjë pikë, përveç kauzave për te cilat ata janë bashkuar që janë asociacioni dhe demarkacioni me malin e zi.

“Ramush Hradinaj sipas gjitha gjasave do të largohet nga blloku opozitar pasi me lëvizjen Vetëvendosje nuk do të mund të pajtohet në asnjë pikë përveç dy kauzave të cilat ata janë thirrur, mbrojtjen e kufirit dhe asociacionin e komunave serbe”.

Krejt në fund, Islami tha se Ramush Haradinaj para elektoratit te AAK-së do të do të mbrohet duke u thirrur në atë që në strukturën e PDK-së janë hyrje te reja dhe nuk kanë aspak të bëjnë asgjë me hidhërimin që ka pasur më Hashim Thaçin.

“Prandaj mendoj Ramush Haradinaj para elektoratit të AAK-së do të mbrohet duke u thirrur në atë që në strukturën e PDK-së janë hyrje te reja dhe nuk kanë aspak të bëjnë asgjë me hidhërimin që ka pasur më Hashim Thaçin që do të behet president, kështu që elektorati i të dy subjekteve do të pajtohet. pasi janë elekotorat pothuajse i njëjtë.

Nga kjo e pëson LDK-ja do të pësoj rënd dhe kësaj nuk do ti shpëtoj edhe largimi i Isa Mustafës nga kreu i LDK-së”, theksoi ai për Bota sot.
t