Ramës nuk i mbajnë nervat. Fevziu: Ke gënjyer shqiptarët. Rama: Të kujtoj me kë po flet (VIDEO)

rama-6_1475178597-6324660

Intervista e kryeministrit Edi Rama në “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu nuk i ka shpëtuar toneve të larta. Kreu i qeverisë ka ngritur zërin dhe i ka “treguar vendin” Fevziut, kur ky i fundit ju drejtua me fjalët gënjeshtar. Gazetari ju referua premtimeve të pambajtura të kryeministrit në lidhje me ligjin që lejon riciklimin e mbetjeve në vendin tonë, ku ndryshe nga sa ishte zotuar në opozitë, sot në qeveri Rama e votoi këtë ligj. Rama: Nuk është faji yt që ti nuk kupton. Nuk mund të më thuash mua gënjen. S’ka asnjë gazetar në planet që e bën këtë. Aq më tepër të ftuarit tënd. Për më tepër s’po të kujton se kush jam unë që jam i ftuar këtu. Të lutem shumë të jemi seriozë në këtë bisedë Fevziu: Premtimet e pa mbajtura çfarë janë zoti kryeministër Rama: Nuk mund të më thuash mua gënjen, nuk ta lejoj këtë