Rama takim të paharrueshëm me Obamën: Faleminderit President (FOTO)


U fol shumë në mediat shqiptare se kryeministri Edi Rama nuk do të kishte një takim me presidentin Barack Obama gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por këto foto dëshmojnë të kundërtën.
Kreu i qeverisë shqiptare pati një takim në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Obama me të cilin është ulur edhe në një tryezë për të biseduar mbi marrëdhëniet e deritanishëm mes dy vendeve dhe mundësitë për bashkëpunime të mëtejshme.

Zyra e shtypit e kryeministrisë ka shpërndarë fotot nga ky takim, ku i pranishëm ka qenë edhe ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu dhe ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.

“1 orë e paharrueshme në Shtëpinë e Bardhë. Thank you Mr.President!”, shkroi Rama në profilin e tij në Facebook.
r1

r2

r3

r4

r5

r6

r7