Rama promovon punën në Call Center, por Joleza e partisë është kundër

loading...

Pas debatit me një komentues, kryetarja e FRESH Joleza Koka i kujtoi atij se punonte në Call Center ndaj dhe s’kishte pse të merrej me të. Por reagimet e shumta në portale e kanë bërë Jolezën të sqarojë këtë çështje ashtu si vetëm ajo di.

Joleza flet për të rinj që pranojnë të skllavërohen teksa punojnë në Call Center, por kjo bie në kundërshtim me promovimin që partia ka bërë. Nëse Edi Rama në këtë rast do të thoshte se ”punë ka por mungojnë profesionistët”, Joleza e konkuron duke i thënë që ”skllavërim ka dhe profesionistët nuk mungojnë”

Joleza ka shkruar në Facebook: ” Pavarësisht se çështjes së të rinjve që punojnë në call center i dhanë jehonë portalet aksidentalisht, të cilat sigurisht unë si marr seriozisht, e kam me këto njerëz që janë mësuar vetëm të shajnë tër ditën.

Një i ri që pranon të skllaverohet në një call center duhet ta vërë realisht në pikëpyetje të madhe të ardhmen e vet dhe të vendit dhe jo të harxhojë kohën duke sharë kë të mundet nëpër rrjete sociale.

Nuk do doja të bëja të ndihej keq asnjë njeri që punon se jemi të gjithë të rinj në një epokë që është e vështirë të jesh i ri ndaj na duhet më shumë solidaritet me njeri tjetrin. Më shumë se stërkëmbsha kemi nevojë ti japim një dorë njeri tjetrit”.

loading...

loading...