Rama ofendon qytetarin: Shiko, gruan mirë e ke?! (VIDEO)

screenshot-3_1472837217-8546636Gjatë një takimi që pati ditën e djeshme me banorët në Fier, duket se njëri prej tyre e ka bezdisur kryeministrin Edi Rama me pyetjen që i ka bërë, Ky fakt duket nga përgjigjja e rëndë që kreu i qeverisë i kthen: “Shiko. Më fal, gruan mirë e ke? E di pse po të pyes? Gruaja jote duhej shpallur heroinë që të duron ty. Bëji shumë të fala dhe ta mbash në majë të kokës që të duron ty. Kaq. Sakrificë e madhe!”, tha Rama.